KPMM ka në misionin e tij të lëshojë dhe të administrojë te gjitha lejet dhe licencat për shfrytëzimin minerar, të kryej mbikqyrjen teknike të instalimeve minerare dhe të impjanteve, si dhe të përpilojë rregulloret ligjore, të sigursë dhe shëndetit në vendet e punës. Me qëllim që të këshillojë investitorët, KPMM bën vlerësimet e burimeve gjeologjike, këshillon investitoret per zonat potenciale të interesit dhe ofron informata për shërbime të orientuara për ndonjë çështje që ka lidhje me interes në botën e shfrytëzimit minerar.
Të hyrat që rrjedhin nga qiraja për shfrytëzimin e nëntokës, nga pagesat për licencë dhe nga pagesat tjera që mblidhen në pajtim me këtë Ligj dhe me ligjet, urdhëresat administrative ose instrumentet tjera legjislative pasuese depozitohen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe shfrytëzohen për qëllime të autorizuara sipas kategorisë përkatëse buxhetore dhe në pajtim me procesin buxhetor.