Vizita e kryetarit të kuvendit z. Jakup Krasniqit në KPMM
Sot Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi i shoqëruar me këshilltarët e tij vizitoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Drejtori i KPMM-së, Azem Rexhaj e njoftoi Kryetarin e Kuvendit për mbarëvajtjen e punëve në mbikëqyrjen e operimeve minerare në Kosovë, për projektet Kryesore te përfunduara deri me tani nga KPMM, për numrin e kompanive te licencuara si dhe problemet me të cilat ballafaqohet KPMM për shkak te mungese se kompletimit te bordit dhe pamundësinë e marrjes se vendimeve si dhe për problemet ekzistuese në parandalimin e operimeve ilegale në sektorin minerar.
Z. Zenun Elezaj , anëtar i Bordit Qeverisës të KPMM-së bëri një prezantim të resurseve minerale në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Z. Shaip Latifi, anëtar i Bordit Qeverisës të KPMM-së diskutoi rreth traditës së Kosovës në zhvillimin e sektorit minerar...
Pamje gjatë takimit