Albanian Serbo-Croatian English
Vendndodhja Për KPMM Për Kosovën Xehetaria dhe gjeologjia Udhëzues për investitor Shitja e të dhënave GIS Downloads Dyqani i te dhenave
Vendndodhja
Date: 07/29/2010
Vendndodhja

Mirëserdhët në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM – ICMM) Kosovë

KPMM është themeluar në Bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/02, më 25 janar 2005, ndërsa më 13 qershor 2008 kjo rregullore ka kaluar në Ligj Nr. 03/ L-081.
KPMM rregullon dhe mbikqyr:
- Eksplorimin dhe shfrytëzimin e rregullt të resurseve minerale në Kosovë në pajtim me ligjin në fuqi;
- Shfrytëzimin optimal të resurseve minerale në të gjitha veprimet e - shfrytëzimit të minierave dhe zvogëlimin e ndikimit të veprimeve të shfrytëzimit të minierave në mjedis;
- Zbatimin e standardeve ndërkombëtare për veprimet në miniera dhe në gurore;
- Sigurinë gjatë veprimeve të nxjerrjes së mineraleve dhe në objektet e përpunimit në pajtim me ligjin në fuqi dhe me standardet e nevojshme për sigurinë dhe
- Pajtueshmërinë e përgjithshme të veprimeve për shfrytëzimin e minierave me kushtet e licencave, marrëveshjeve për leje dhe të instrumenteve të tjera për autorizim.
Komisioni, në pajtim me ligjin në fuqi, është përgjegjës për kryerjen e funksioneve vijuese:
- Lëshimin, bartjen, pezullimin dhe tërheqjen e lejeve dhe të licencave për eksplorim dhe shfrytëzim;
- Lëshimin, bartjen, pezullimin dhe tërheqjen e lejeve dhe të licencave lidhur me shfrytëzimin e lëndëve plasëse në veprimet për shfrytëzimin e minierave;
Kryerjen e hetimeve lidhur me aksidentet që ndodhin në miniera dhe në gurore dhe veprimet e domosdoshme që nevojiten si pasojë e kësaj;
- Krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave për titullarët e mineraleve dhe të drejtave për shfrytëzimin e minierave dhe
Ofrimin e ndihmës teknike Qeverisë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minierat dhe mineralet në Kosovë.


Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e përparme
Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e përparme

Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e pasme
Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e pasme



Lokacioni i ri i KPMM
Lokacioni i ri i KPMM


Login
Login:
Password:

News
Publikime

Shkarkoni Aplikacionet

Licensat e Lëshuara

Pozitë Pune

More...
© by ICMM 2005
Contact
FAQ
Disclaimer